Connect with us

Sport

Bernard Challendes infektohet me Covid-19 – Alsat

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challendes, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell KosovaPress.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Alsat