Connect with us

Business

Bekteshi: Hapja e kafeneve varet nga situata epidemiologjike në vend

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në “Magazina Ekonomike” i pyetur në mënyrë direkte se kur do të hapen kafenetë, me përgjigje se një gjë e tillë varet nga situata epidemiologjike në vend. Megjithatë ai me një dozë optimizmi shprehet se në rast se vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve, atëherë nuk përjashtohet mundësia që kafenetë të hapen javën tjetër.

– Advertisements –


Nuk ka vendim konkret të Qeverisë, por duke marr parasysh se nuk ka vendim për zgjatjen e afatit me të cilin edhe është mbyllur, duhet sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme të hapen. Megjithatë kjo do të varet edhe nga numri i të infektuarve me Kovid-19 dhe sigurisht që presim edhe propozimin nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI). Ne besojmë se sipas trendit të infektimeve që ajo do të ndodhë sipas gjitha gjasave javën e ardhshme”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Alsat