Connect with us

Sport

Befasi në Madrid, ndarje pikësh në Austri – SHKUPIMK

Published

on

Shakhtar Donestk ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Real Madridin 2:3 në ‘Alfredo di Stefano’, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. Mysafirët befasuan në pjesën e parë, duke krijuar epërsi deri në 0-3, diçka që nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur Real Madridit. Tete në minutën e 29’, Rapahel Varane me autogol në minutën e 33’ dhe Manor Solomon në minutën e 42’, shënuan për epërsinë 0-3 të Shakhtarit. Në pjesën e dytë, Zinedine Zidane bëri disa zëvendësime të cilat edhe e ndryshuan lojën. ‘Los Blancos’ arritën të shënojnë dy gola përmes Karim Benzema dhe Vinicius Junior, për 2:3

– Advertisment –

Salzburg dhe Lokomotiva e Moskës kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit A në Ligën e Kampionëve. Për vendasit austriak ndeshjen nga minuta e parë e nisi kosovari Albert Vllaci, ndërsa në bankinë ishte Mërgim Berisha, shkruan lajmi.net. Eder në minutën e 19’ e kaloi në epërsi skuadrën ruse. Salzburg përmbysi gjithçka duke shënuar në minutën e 45’ me anë të Dominik Szoboszlai dhe Zlatko Junozuvic. Një pikë Lokomotivës ia siguroi Vitali Lisakovich, që shënoi në minutën e 75’

Alsat