Connect with us

Business

Bajrami merr pjesë në takimin vjetor të FMN-së, flet për dëmin që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë në Kosovë

Published

on

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka marrë pjesë sot në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës në kontekstin e krijuar nga pandemia.

Kështu njoftoi Bajrami përmes një postimi, ku tha se ka theksuar që “në periudhën vijuese mbeten sfida të rëndësishme për t’u adresuar, sikurse çështja e parashikueshmërisë, përkatësisht e pasigurisë që ndërlidhet me shkallën e dëmit ekonomik të krijuar nga pandemia tek bizneset”.

“Po ashtu nënvizova se në kuadër të politikave tona publike, ne si qeveri duhet të përballemi me dilemat e pashmangshme për të gjetur balancë ndërmjet investimeve publike në shëndetësi, arsim, në sektorin privat dhe në fusha tjera, gjithnjë duke pasur në konsideratë grupet e cënuara dhe kategoritë sociale”, shkruan Bajrami.

Postimi i plotë:

Sot kam marr pjesë në takimin vjetor të FMN-së të kryesuar nga Drejtorja Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Kjo ishte hera e parë që Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës i rezervohet mundësia e adresimit si paneliste në takimin e nivelit të lartë të FMN-së. Falënderova FMN-në për këtë mundësi, dhe për mbështetjen e FMN-së në menaxhimin e pandemisë si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e menaxhimit të financave publike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal në vendin tonë.

Fola për sfidat me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës në kontekstin e krijuar nga pandemia duke u përqendruar në nevojën për një politikëbërje adekuate e cila adreson në mënyrë efektive dhe të shpejt problemet socio-ekonomike e ato shëndetësore të krijuara si rezultat i pandemisë.

Theksova se Kosova dhe vendet e rajonit duhet të adresojnë në mënyrë të kujdesshme dhe të analizuar mirë hapësirën fiskale si dhe të forcojnë kapacitetin absorbues në mënyrë që financimi i projekteve të prodhojë rezultate pozitive. Nënvizova se edhe në periudhën vijuese mbeten sfida të rëndësishme për t’u adresuar, sikurse çështja e parashikueshmërisë, përkatësisht e pasigurisë që ndërlidhet me shkallën e dëmit ekonomik të krijuar nga pandemia tek bizneset si dhe reflektimit të këtij ndikimi te të hyrat buxhetore të shtetit. Poashtu nënvizova se në kuadër të politikave tona publike, ne si qeveri duhet të përballemi me dilemat e pashmangshme për të gjetur balancë ndërmjet investimeve publike në shëndetësi, arsim, në sektorin privat dhe në fusha tjera, gjithnjë duke pasur në konsideratë grupet e cënuara dhe kategoritë sociale.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending