Connect with us

Sport

Bajerni tërheq vazhdimin e kontratës me Alaban – SHKUPIMK

Published

on

Presidenti i Bajern Munihut, Herbert Hainer ka befasuar të gjithë duke konfirmuar se nuk do këtë rinovim të kontratës për mbrojtësin David Alaba. Refuzimi i kontratës nuk i ka pëlqyer presidentit të klubit, që ka vendosur të heq ofertën nga tavolina dhe këtë e ka konfirmuar zyrtarisht.

Përgjigja ishte se oferta nuk ishte e duhura dhe duhet ta mendojmë më gjatë. Tani, kemi vendosur të heqim tërë ofertën nga tavolina. Kjo nënkupton se nuk ka ofertë më”, deklaroi ai për ‘BR24Sport’.

Kjo deklaratë do t’i alarmojë top klubet evropiane, derisa disa prej tyre, si Liverpuli, Juventusi dhe Barcelona kanë nisur interesimin dhe janë duke provuar të arrijnë marrëveshje paraprake në afatin e janarit.

Alsat