Bajern Munihu është gati të investojë në përforcimet e reja në mesfushë, duke ditur se marrëveshja me Korentan Toliso, mbyllet në verë.
Sipas mediave gjermane, i pari në listën e dëshirave të skuadrës baraveze do të jetë futbollisti i Ajaksit, Ren Gravenberg.
Ai ka qenë temë e diskutimit në mes drejtorit sportiv të Bajernit, Oliver Kan dhe agjentit të futbollistit, Mino Raiolla. Tani për tani nuk ka asnjë ofertë konkrete, ndërsa vlera aktuale në tregun e futbollistëve është 30 milion euro.








