Connect with us

Shendetsi

Bahmut, Ushtarët ukrainas vazhdojnë betejën

Published

on

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse kanë shënuar “një shkallë suksesi” në qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bahmut. Ata shtuan se ushtarët ukrainas po vazhdojnë ende betejën disamujore, në të cilën të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash. Në pjesën jugore të Ukrainës, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se kishte një rritje të konsiderueshme të numrit të trupave në rajonin e centralit bërthamor Zaporizhja, të pushtuar nga Rusia, dhe se ky central nuk mund të mbrohet më. Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Sipas raportimeve nga ushtria ukrainase, numri mesatar i sulmeve ditore ruse në vijën e frontit ka rënë në katër javët që nga fillimi i marsit. Në shtatë ditët e fundit janë raportuar 69 sulme, krahasuar me 124 gjatës javës 1-7 mars. Vetëm 57 sulme u raportuan të mërkurën.