Showbiz
Babai i Einxhelit befason me deklaratën: Nuk kam arsye ta takoj Dagzin, e kam parë lidhjen e tyre si diçka që ndodh në një lojë
Published
5 years agoon
By
admin
Sonte (e premte) mbahet finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP.
Njëri prej katër finalistëve: Donaldi, Iliri, Beniada ose Einxhel, do të jetë fatlumi që do të shpërblehet me çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në emisionin “Shqipëria Live” të premten u diskutua mbi katër finalistët, ku pjesëmarrës ishin edhe disa nga familjarët e tyre.
Babai i moderatores Einxhel Shkira, piktori Muzafer Shkira.
Babai i Einxhelit, Muzafer Shkira (Foto: Top Channel)
Ai u ngacmua nga gazetarët se nëse e kishte takuar nga jashtë DJ Dagzin, i cili është banori me të cilin Einxhel krijoi një lidhje brenda shtëpisë.
Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar Dagzin, duke thënë se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.
@bigbrothervipal Ju si mendoni? 🤭 #fyp #bigbrothervip #einxhelshkira ♬ suono originale – Big Brother Vip Albania 🇦🇱
“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer Shkira.
I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.
Einxhel përndryshe ishte finalistja e katërt e cila u njoftua mbrëmjen e gjysmëfinales dhe njëherësh është banorja e vetme finaliste e cila nuk ka hyrë që nga dita e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










