Connect with us

Bota

Arrestohet bosi shqiptar i një rrjeti të drogës në Evropë – Alsat

Published

on

Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë “ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë”, tha policia gjermane në një deklaratë.Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë.Policia kishte bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar. “Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë janë sekuestruan”, shtoi policia gjermane.