Maqedoni
Arrestimi i bosit të mafias italiane, Meloni: Lufta kundër krimit nuk do të ndalet! – Alsat
Published
4 years agoon
By

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro. Meloni e ka quajtur një fitore të shtetit kundër mafies.
“Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Totò Riina, qeveria po bën të mundur që lufta kundër krimit dhe mafies të vazhdojë pa ndalur,” ka thënë Meloni.
Gjithashtu edhe presidenti Sergio Mattarella ka reaguar lidhur me arrestimin e Mattteo Messina Denaro, duke theksuar se pas një bashkëpunimi të ngushtë me drejtësinë bë edhe arrestimi i bosit të mafies.
“Një tjetër kryetar i krimit të organizuar del para drejtësisë”, shtoi ai.
Bosi italian i mafias Matteo Messina Denaro është arrestuar nga karabinierët në një klinikë private në Palermo, pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido.
Sipas mediave italiane, Matteo Messina Denaro, është arrestuar brenda klinikës private Maddalena në Palermo, ku po merrte trajtim.
Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano (Tp) Ciccio, aleat historik i Korleonezëve të Totò Riina, ishte i arratisur që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence, paralajmëroi fillimin e jetës së tij. /abcnews.al
You may like

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale










