Maqedoni
Apiterapia, efekti i fushës biomagnetike nga zgjoi i bletës në trupin e njeriut – Alsat
Published
4 years agoon
By

Bleta me shoqërinë e vet formon fushën e veçantë biomagnetike, e cila e ka një vlerë të çmuar, që ndikon në sistemin psikonervor të njeriut.
Me një ekspozim të vijuar 30 minutash, organizmit i jep një efekt pozitiv në neurone. Trupi i njeriut ‘regjistron’ efektin e mirëqenies, që çon deri te ‘qetësimi’ i organizmit, normalizimi i shtypjes së gjakut, të rrahurat e zemrës dhe qetësia e shpirtit.
Me këtë rast ndodhë një efekt ‘psikoneurologjik’, d.m.th., një lidhje shpirtërore, trupi dhe mbrojtja. Trupi lirohet nga jonet pozitive, sepse trupi nëpërmjet fushës biomagnetike të shoqërisë së bletës ‘tokëzohet’ dhe me këtë rast e mundëson rrjedhën e energjisë, e cila pa fushën biomagnetike të shoqërisë së bletës, është e ‘ngujuar’ në trupin e njeriut.
Vetë qëndrimi në mes të bletëve sjell përfitimet nga fusha biomagnetike, mirëpo efekti rritet me qëndrim në apikomorë, kur trupi i njeriut është i shtrirë në pozitë horizontale i ekspozohet ‘dozës’ së shtuar të valëve biomagnetike të zgjojeve të bletëve, të cilat rezonojnë në përputhje me frekuencën e planetit tokë.
Gjithashtu, apikomora është burim i pashtershëm i apiajrit (ajrit nga zgjoi i bletëve), që është i pasur me nektar të filtruar dhe ndikimi i avujve të ‘butë’, pjalmit të luleve, propolisit, dyllit etj.
Ky ‘koktej’ i ajrit të zgjojeve të bletëve jep rezultate të mira në shërimin e dhimbjeve, organeve të sipërme të frymëmarrjes, ndërsa hulumtimet e reja kanë treguar se apiajri vepron në mënyrë preventive në disa forma të caktuara të kancerit të mushkërive.
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










