Connect with us

Sport

Antonio Konte merr lajme të mira nga Milano – SHKUPIMK

Published

on

Skuadra e Interit ka arritur në Ukrainë për t’u përballur me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga Milano trajneri Antonio Konte ka marrë lajme positive. Dy futbollistë të tjerë zikaltër kanë arritur të mposhtin koronavirusin, pasi rezultatet e testeve të kryera nga mesfushori italian Roberto Galiardini dhe portieri rumun Ionut Radu kanë dalë negative.

– Advertisment –

Të dy futbollistët qëndronin në izolim që prej datës 8 tetor dhe tani nga e enjtja mund të nisin stërvitjen nën urdhrat e Antonio Kontes, ditën e shtunë pritet të akomodohen në pankinë në ndeshjen ndaj Parmës, e vlefshme për javën e 6 të kampionatit italian.

Aktualisht i vetmi i prekur nga koronavirusi te Interi, është Milan Shkriniar, i cili nga dita e nesërme përfundon karantinën 14-ditore në Sllovaki dhe mund të udhëtojë drejt Milanos, ku natyrisht që do t’i duhet të qëndrojë i izoluar deri sa testi të rezultojë negativ.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending