Connect with us

Shendetsi

Analizohet nevoja për masa të reja shtrënguese, vazhdojnë përgatitjet për vaksinim

Published

on

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot pritet të debatoj vallë gjatë festave do të vendosen masa të reja restriktive dhe ndërrimi i orarit të punës për objektet hotelierike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Kovid-19.

– Advertisment –

Oda e pavarur ekonomike e gastronomeve gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri tek Komisioni për sëmundje ngjitëse që të merr pjesë në punën e Komisionit në fjalë.
Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftuan se në Kovid Qendrat në vend po kurohen 813 pacientë pozitiv me Kovid-19, por se ka edhe rreth 200 shtretër të lirë.

Në ndërkohë Institucionet shëndetësore i kanë vazhduar përgatitjet për vaksinim kundër virusit, ndërsa ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një video paraqitje i njoftoi qytetarët se vaksinat kundër koronavirusit janë të sigurta dhe se të njëjtat janë mënyra e vetme për të fituar pandeminë. Informoi gjithashtu se qeveria do të siguroj numër të mjaftueshëm të vaksinave për vaksinimin e 60 deri 60 për qind të popullsisë, aq sa është e nevojshme për imunitet kolektiv.