Maqedoni
Aksion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, arrestohen 10 persona – Alsat
Published
4 years agoon
By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar sot se janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Prokuroria ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione, si dhe janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e dhjetë (10) personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas prokurorisë, gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
Para të gatshme – 4,423.00 euro
Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë
Telefona mobilë – 25 copë
Llap top – 2 copë
DVR – 2 copë si dhe
Materiale/dokumente relevante për rastin.
“Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale.
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










