Connect with us

Shendetsi

Ajaksi kërkon nga Man. Junajtedi të rikthejë mesfushorin holandez

Published

on

Ajaksi dëshiron të rikthejë Doni van de Beek, mesfushorin e Mançester Junajtedit, i cili kaloi te “Djajtë e Kuq” në vitin 2020, në Holandë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Ajax është gati të bëjë një përpjekje gjatë verës për lojtarin, i cili pati shumë vështirësi për të gjetur hapësirë gjatë aventurës së tij në Man. Junajted.

Mesfushori ka kontratë deri në 2025-ën me “Djajtë e Kuq”, ndërsa kartoni i tij aktualisht kap vlerën e 17 milionë eurove.