Connect with us

Maqedoni

Afrohet dimri, regjistrohen reshjet e para të borës në Maqedoni – Alsat

Published

on

Derisa stina e dimrit po afrohet, në rrjetet sociale tashmë janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga reshjet e para të borës në Maqedoninë e Veriut.

Në orët e mbrëmje së të shtunës të reshura e para të borës u regjistruan në Mavrovë, Nizhepolo dhe Pelister. Reshjet janë me intensitet të ulët dhe janë ende të pranishme kryesisht në lartësi .

Gjatë ditës së nesërme gjithashtu pritet mot i ftohtë me erë të lehtë në drejtimin verior.

Maqedoni

Angellov: Ushtria do të asistojë në sigurimin e disa institucioneve shëndetësore – Alsat

Published

on

Kreu i Komitetit për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov pas mbledhjes së sotme theksoi se është shqyrtuar Plani i Aksionit pas shpalljes së gjendjes së krizës dhe se po shqyrtohet mundësia që ushtria të sigurojë disa objekte strateigjike që kanë të bëjnë me shëndetësinë në vend.

“Kjo është vetëm vazhdim i të gjitha aktiviteteve që shteti i ka kryer deri tani. Komiteti për menaxhim me kriza vetëm koordinon aktivitetet mes institucioneve në përputhje me Ligjin për Menaxhim me Kriza, përmes Komitetit për Menaxhim me Kriza do të realizohet koordinimi mes policisë dhe ushtrisë, në rast se ka nevojë për një gjë të tillë”, tha Angellov.

Angellov nuk tregoi se cilat institucione saktësisht do të sigurohen nga ushtria, pasi sipas tij ende nuk e kanë numrin e saktë të institucioneve shëndetësore në vend.

“Për më tepër, do të përcaktohen numrat e saktë të spitaleve dhe institucioneve që do të duhet të sigurohen. Në rast se ndonjë spital ose institucion shëndetësorë ka nevojë për sigurim, aty ku nuk ka, ose ka nevojë për rritje të sigurisë aty ku veç më ka sigurim, atëherë do të dërgohen trupa shtesë”, theksoi Angellov.

Ai tha se në mbledhjen e sotme është kërkuar që Komitetit t`i bashkëngjiten edhe përfaqësues të sektorit civil.

“Do të kërkojmë nga Këshilli i Organizatave Joqeveritare që të na bashkëngjitet ndonjë anëtarë i tyre”, tha Angellov.

Angellov tha se Komiteti për Menaxhim me Kriza nuk është kompetent për menaxhimin me resurset private.

“Rreth spitaleve private, kjo është nën kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo nuk është pjesë e punës së Shtabit Kryesor”, tha Angellov.

Continue Reading

Maqedoni

Një javë shtesë për notimin e nxënësve – Alsat

Published

on

Shumë nxënës kanë mbetur pa u vlerësuar, pavarësisht se deri më 20 nëntor Ministria e Arsimit kërkoi që nxënësit të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Sipas mësimdhënësve, problemi kryesor që pengoi vlerësimin e nxënësve është mos prezenca e rregullt në mësim dhe mungesa mjeteve për punë. Madje, mësuesit thonë se vlerësimi i nxënësve nuk është i kënaqshëm sepse shumë prej nxënësve janë ndihmuar nga anëtarët e tjerë të familjes.

 

 

Pengesat për pjesëmarrje janë të paevitueshme kur flasim për probleme. Ka familje që nuk ka qasje, ka familje që nuk ka mundësi të ketë një mjet, edhe ky është problemi që është përcjell edhe te mos vlerësimi me kohë që është paraparë 20 nëntori, vlerësimi për gjithë nxënësit. Mundësia, kjo është e vlerësimit që besoj nuk do ishte një vlerësim ku do të bazohemi më tutje. Gjithçka do të besojmë , do të dëshirojmë të jetë kaluese dhe sa më shpejt ti kthehemi bankave shkollore”-tha Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Përveç vlerësimit të nxënësve, mësuesit ankohen për punë shtesë administrative, kur bëhet fjalë për plotësimin e ditarit klasik dhe elektronik.

Besoj se e tepërt. Në përderisa jemi angazhuar të gjithë ti përfshijmë, ta realizojmë plan programin edhe ashtu të reduktuar, problemet ditore, mos kyqja, mos funksionimi i sistemit, të gjitha këto, e tash çështja e ditarit elektronik është ngarkesë e tepërt dhe e panevojshme”-pohoi Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”.

Nga Ministria  e Arsimit nuk u përgjigjën nëse do të shtyjnë afatin e vlerësimit të nxënësve dhe kur do të fillojnë kontrollet nga inspektorët nga arsimit. Jo zyrtarisht, Alsat mëson se të mërkurën, të enjten dhe të premten e javës që vjen, shkollat do të vizitohen nga inspektorët e arsimit për të parë nga afër nëse procesi mësimor online është realizuar ashtu siç ka paraparë dikasteri i Arsimit.

 

Melihate Rustemi                                          

Continue Reading

Maqedoni

Malësia e Sharrit, banorët druajnë nga dimri – Alsat

Published

on

Prej vitesh, rrugët në fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit pas reshjeve të borës, bllokohen dhe në mungesë të makinerisë për pastrimin në kohë,  banoren ngujohen nëpër shtëpi. Ata kërkojnë që Komuna e Tetovës të merr masa para kohe që bora mos t’i befasojë në mes të dimrit.

“Asgjë nuk presim të përmirësohet, hiç asgjë. Prej komunës asnjëherë nuk kemi pritur diçka, rruga është katastrofë e prishur nuk bëhet asnjëherë. Asnjë dimër nuk janë angazhu si duhet dhe s`do angazhohen edhe këtë herë, nuk besoj”

 “Normal po, presim se çdo rrugë ka qenë me vështirësi, normal presim më mirë të kujdesen me pastrime e me gjitha”

 “Po dimri normal e bën të veten dhe ka ngrica ja. Por thonë se koha do jetë e mirë sivjet e do ia kalojmë disi”

Nga komuna nuk tregojnë se si do të veprojnë këtë dimër me rrugët në malësi, por thonë se nuk do të lejojnë të përsëriten problemet e viteve tjera.

Për sivjet e kemi paraparë të mirëmbahen rrugët në 19 lokalitete. Kemi paraparë malësinë ta trajtojmë në formë pak më të veçantë shkaku i kushteve specifike të terrenit që janë atje që të mos na paraqiten probleme sikurse në vitet e kaluara”-tha Shpëtim Denjalli. Sektori për veprimtari komunale.

Sektori për veprimtari komunale, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do të ketë në dispozicion 6 milion denarë ndërsa janë angazhuar 19 ekskavatorë dhe maune për pastrim.

 

Bashkim Sulejmani                                                             

Continue Reading

Trending