Maqedoni
A flisni shpesh në gjumë? Ja pse ndodh kjo sipas ekspertëve – Alsat
Published
4 years agoon
By

Sipas ekspertëve të gjumit, rreth dy në tre persona flasin kur flenë në një moment. Kjo njihet zyrtarisht si somniloquy, të folurit në gjumë është një lloj parasomnie ose aktiviteti jonormal i gjumit.
“Zakonisht është i padëmshëm, por potencialisht mund të tregojë një çrregullim të rëndësishëm të gjumit ose problem shëndetësor”, shpjegoi shkencëtarja e gjumit Teresa Schnorbach.
Sipas mjekëve, kjo mund të lidhet me ngjarjet e fundit në jetën e vetë personit ose thjesht përmbajtjen e ëndrrave.
“Faktorët e rrezikut për të folur në gjumë përfshijnë stresin, mungesën e gjumit dhe alkoolin, por fjalët e rastësishme rrallëherë janë problematike. Shëndeti mendor mund të ndikojë gjithashtu në të folurit në gjumë, kjo është diçka e zakonshme tek ata me sëmundje themelore të shëndetit mendor”, shtoi Teresa. Gjithashtu, ajo beson se njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) janë më të ndjeshëm ndaj të folurit në gjumë.
Kur duhet të kërkoni ndihmë?
Nëse normalisht nuk flisni në gjumë, por papritmas keni filluar, arsyet mund të jenë si më poshtë:
Konsumimi i barnave të caktuara
Stresi emocional
Temperatura
Çrregullimi mendor
Ndikimi i narkotikëve
Të folurit në gjumë zakonisht nuk është diçka shqetësuese, megjithatë, nëse fillon papritmas tek të rriturit ose përfshin ankth, ulërima ose veprime të dhunshme që mund t’ju zgjojnë, atëherë duhet të kërkoni kujdes mjekësor.
You may like

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit










