Connect with us

Entertainment

A do ta besonit? Qeni në Angli me sa duket arrin të thotë një fjalë përshendetëse (VIDEO)

Published

on

Të gjithë do të donim që qentë tanë të flasin të paktën një herë – dhe me sa duket një Chihuahua mundet!

– Advertisements –

Fuggers, një qen tetë vjeç në Angli, është bërë viral në TikTok pasi duket se shqipton fjalën ‘hello’ me një theks anglez.

Pronarja Shana Gilbert, 41-vjeçare, nga Bedford, tha se ajo “qeshi” kur dëgjoi “përshëndetjen” e vogël, transmeton Telegrafi.

“Unë po e filmoja derisa përpiqet të hipte në divan, dhe bënte këto zhurma të çuditshme proteste”, u shpreh Gilbert.

“Kur ajo tha ‘hello’, unë qesha dhe e përshendeta gjithashtu”, tha ajo.

Shana një grua e cila përkujdeset për kafshët shtëpiake, shpëtoi Fuggers nga një fermë e këlyshëve ku po përdohej për çiftëzim, derisa ishte vetëm 15-muajshe.