Showbiz
Në ditëlindjen e 30-të, Rita Ora me fotosesion të mrekullueshëm dhe provokues për ‘Numero Berlin’
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ditën e sotme (e enjte) kremton ditëlindjen e 30-të.
Ajo me këtë rast ka pozuar për revistën e famshme ‘Numero Berlin’, për të cilin ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm.
Fotografitë tashmë i ka ndarë në rrjetet sociale, ndërsa në secilën paraqitje vjen e veçantë dhe me plot stil.
Foto: Instagram
“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër.
Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo.
Duke mos lënë anash as bashkëpuntorët, Rita në hapësirën për komente pranoi urime të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.
Rita përgjatë kësaj kohe në tregun ndërkombëtar, ka arritur të korrë suksese të mëdha duke u shndërruar në një nga artistet më me ndikim në botë. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










