Showbiz
Homazhe për doajenin Ismet Peja, Hoti: Ai ka hyrë në historinë artistike të Kosovës
Published
6 years agoon
By
admin
Para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë hapur homazhet për të nderuar jetën dhe veprën e ikonës muzikore shqiptare, Ismet Peja.
Doajeni i muzikës shqipe ndërroi jetë në orët e hershme të të hënës (23 nëntor) në moshën 83 vjeçare.
Në hyrje të objektit të MKRS është shpalosur edhe një portret i madhe i Ismet Pejës, si dhe janë vënë lule, ndërsa janë lëshuar edhe këngët e pavdekshme të tij.
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)
Djali i këngëtarit, Visar Peja, ka njoftuar se varrimi i legjendës do të bëhet ditën e sotme (e hënë, 23 nëntor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Me këtë rast, homazhe para objektit të Ministrisë ka bërë edhe kryeministri Abdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Kreu i Qeverisë theksoi se Ismet Peja do të mbahet mend për këngët e tij, me të cilat janë rritur të gjithë shqiptarët, ndërsa këngëtari ka hyrë në historinë artistike të Kosovës.
Derisa ministrja Dumoshi e ka quajtur të trishtë lajmin për vdekjen e ikonës shqiptare të muzikës. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ismet Peja)
You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur










