Showbiz
Dolly Parton zbulon se përse kurrë nuk ka pasur fëmijë
Published
6 years agoon
By
admin
Dolly Parton ka folur haptazi rreth karrierës së saj shumëvjeçare në muzikë.
Ikona 74 vjeçare e muzikës ‘country’ ka qenë mjaft e zënë edhe në vitin 2020, megjithë kufizimet që pandemia e coronavirusit ka vendosur në botë.
Muajin e kaluar, kantautorja amerikane lansoi albumin e saj të parë të Krishtlindjes dhe ajo do të vazhdojë të punojë në projekte të tjera muzikore.
Dolly Parton (Foto: The Guardian)
Ndërsa ka treguar për albumin e ri, biondja ka folur edhe për disa momente të rëndësishme në jetë, duke përfshirë martesën me bashkëshortin e saj, Carl Dean si dhe 75 vjetorin e lindjes.
Duke folur për familjen e saj me Oprah Winfrey, Parton sqaroi se si ndikoi në karrierën e saj të mos paturit fëmijë.
“Meqë nuk kishim fëmijë, burri im ishte më i pavarur, unë kisha po ashtu liri”, ka thënë Parton për ikonën e televizionit në “The Oprah Conversation”.
“Kështu që unë mendoj se një pjesë e madhe e gjithë suksesit tim është fakti që isha e lirë të punoja”, tha artistja.

Dolly Parton (Foto: CNN)
Dolly shtoi se të mos paturit fëmijë ishte një pjesë e planit të Zotit për të.
“Unë nuk kisha fëmijë sepse besoja se Zoti nuk donte që unë të kisha fëmijë në mënyrë që fëmijët e të gjithëve të ishin të mitë. Unë nuk do të isha në gjendje të bëja të gjitha gjërat që po bëj tani”. /Telegrafi/

Dolly Parton (Foto: Happy Mag)
You may like

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e Sulltanit në “Sulejmani i Madhërishëm”, hyri në serial pas vdekjes së skenaristes










