Showbiz
Paralajmërohet një bashkëpunim mes The Weeknd dhe Malumas
Published
6 years agoon
By
admin
Krijuesi i hitit “Blinding Lights” dhe këngëtari kolumbian, Maluma, të dy kanë ndarë një foto të përbashkët promovuese në Twitter, duke i bërë fansat të spekulojnë se ata po bashkëpunojnë rreth një kënge.
Pastaj ylli kanadez – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – gjithashtu shkroi ‘The Weeknd’ në gjuhën spanjolle, duke shtuar: “El fin de semana”.
Së fundmi këngëtari i “Can’t Feel My Face” ka realizuar disa bashkëpunime përfshirë këtu me Ariana Grande dhe “Over Now” me Calvin Harris.
The Weeknd (Foto: Arthur Mola/Invision/AP)
Weeknd gjithashtu u bashkua me Doja Cat në një remix të “Blinding Lights”.
Sa i përket Malumas, këngët e tij të fundit përfshijnë “Pa’ Ti” me Jennifer Lopez dhe “Feel the Beat” me Black Eyed Peas.
Ndërkohë, The Weeknd zbuloi së fundmi se ai ka shkruar këngë pas ndarjes së tij nga Selena Gomez.
“Arsyeja pse ishte kaq e shkurtër është si, unë mendoj se thjesht nuk kisha asgjë tjetër për të thënë për këtë … çfarëdo … Ishte tamam si kjo pjesë artistike kathartike. Dhe po, ishte e shkurtër, sepse kjo është gjithçka që unë kam për të thënë në lidhje me këtë situatë”, ka thënë ai rreth kësaj.

Maluma (Foto: Billboard)
Dyshja filluan takimet në vitin 2017, teksa vazhduan lidhjen për një kohë me ngritje dhe ulje të shumta.
Përmes muzikës së tij, The Weeknd nënkuptonte se ai i ofroi ish-të dashurës së tij, Selenas veshkën e tij pasi krijuesja e hitit “Heart Wants What It Wants” iu nënshtrua një operacioni të madh në 2017 dhe shoqja e saj e ngushtë, Francia Raisa i dha asaj njërën nga veshkat.
The Weeknd gjithashtu ka shijuar një lidhje të gjatë edhe me modelen Bella Hadid. /Telegrafi/

Selena Gomez, The Weeknd dhe Bella Hadid
You may like

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?










