Showbiz
Cardi B anulon divorcin nga partneri i saj, reperi Offset
Published
6 years agoon
By
admin
Cardi B duket se ka anuluar divorcin nga partneri i saj, Offset.
Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, 28 vjeç.
Lajmi i zyrtarizuar nuk ka asnjë befasi meqë çifti – të dy prindër të Kulture Kiari, dy vjeçe – kanë kaluar kohë së bashku që nga ditëlindja e Cardi B në fillim të tetorit.
Cardi B dhe Offset (Foto: Shutterstock)
Më 15 tetor, Cardi shkroi në Twitter duke thënë se të dy ishin përsëri së bashku. (Që atëherë ajo ka fshirë llogarinë e saj në Twitter.)
“Nëse dua të shkoj në një ekstrem për të dhënë një orë mësimi dhe një dosje për divorc, unë mund ta bëj atë”, tha ajo në një video. “Është jeta ime. Unë nuk po bëj asnjë abuzim”.
“Nëse punojmë dhe flasim, unë i tregoj se çfarë nuk më pëlqen dhe se çfarë më pëlqen të ndryshoj, ai po ashtu më tregon atë që nuk pëlqen tek unë”, shtoi ajo.
Ylli i “Bodak Yellow” përfundoi videon duke thënë se të dy ‘po punojnë për gjërat ngadalë ngadalë”.

Cardi B dhe Offset (Foto: Insider)
Reperja paraqiti kërkesë për divorc nga Offset në shtator, duke treguar se ata ishin ndarë. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










