Connect with us

Showbiz

Flaka Krelani vë në pah ndryshimin në dukje në fotografitë me fustanin e ndezur ngjyrë portokalli

Published

on

Flaka Krelani vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e shndërruar së fundmi në bionde, vazhdimisht është duke marrë vëmendje me postimet që publikon.

Ajo kësaj radhe ka sjell disa fotografi të reja, në të cilat ka vënë në fokus linjat e mahnitshme dhe ndryshimin e saj në dukje.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

E veshur me një fustan të ndezur ngjyrë portokalli e me flokët e gjata të bardha, krijuesja e hitit “Ndrysho” duket në formë të mahnitshme.

Komplimentet rreth transformimit në pamje ishin nga më të ndryshmet, ndërsa mori edhe pëlqime të shumta krahas fotografive.

Artistja ndërkohë prej disa muajsh po qëndron në Amerikë duke punuar në projekte të reja.

Sa i përket anës profesionale, “Dit e Nat” mbetet prurja e fundit e saj e lansuar në muajin qershor. /Telegrafi/