Showbiz
Astrit Kabashi shkruan histori në Beograd, bëhet aktori i parë kosovar që fiton çmimin “Bekim Fehmiu”
Published
1 day agoon
By

Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi, ka shënuar një sukses të veçantë në karrierën e tij artistike, duke u nderuar me çmimin “Bekim Fehmiu” për aktorin më të mirë në kuadër të Festivalit të Filmit Autorial në Beograd.
Çmimi i themeluar këtë vit në kryeqytetin serb i është ndarë Kabashit për interpretimin e tij në filmin “Shame and Money”, duke shënuar një moment historik, pasi ai bëhet artisti i parë kosovar që merr këtë vlerësim në Beograd.
Një detaj i veçantë i këtij çmimi është se për laureatin vendos aktori Uliks Fehmiu, i biri i legjendës së kinematografisë, Bekim Fehmiu, emrin e të cilit mban edhe çmimi.
Lajmin e gëzueshëm Kabashi e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi nga momenti i pranimit të çmimit, duke shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim.
“Jam vërtet i nderuar të ndaj me ju lajmin se kam marrë çmimin ‘Bekim Fehmiu’ për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit Autorial”, ka shkruar aktori.
Ky vlerësim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se vjen në një vit kur në Kosovë është shuar një çmim që mbante emrin e Bekim Fehmiut, ndërsa në Beograd është themeluar një çmim i ri në nderim të figurës së tij.
Për Astrit Kabashin, ky çmim përfaqëson një tjetër sukses në rrugëtimin e tij artistik, ndërsa për kinematografinë kosovare shënon një arritje të rëndësishme në një festival ndërkombëtar. /Telegrafi/
You may like

Dasmë në shtëpinë e BBVK-së, “martohen” Sharri dhe Anjeza – banorët ia thonë këngëve për çiftin

UEFA përfshin Xhuli Nurën në kolazhin fotografik për urimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Naomi Campbell me grim minimal në moshën 56-vjeçare: Shkëlqen, por një detaj luksoz tërhoqi gjithë vëmendjen

“Ti mu më the b**ch”, Anjeza dhe Shqiponja vazhdojnë me përplasjet pas diskutimit të bujshëm

Fuego flet për humbjen e mikut të tij më të ngushtë, tregon se ishte vrarë vitin e kaluar

Babai i Rita Orës rikthen kujtimet e bukura, publikon fotografi të Ritës si fëmijë -Sinjali










