Showbiz
“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historinë e pazakontë të adoleshencës
Published
2 hours agoon
By

Reperi Fuego ka ndarë me disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova 5 një histori mjaft interesante nga adoleshenca e tij, duke zbuluar se në moshën vetëm 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia për të nisur një jetë të pavarur me të dashurën e tij, e cila ishte në të njëjtën moshë.
Gjatë bisedës, ai tregoi se familjet e tyre nuk e kishin mbështetur vendimin për të bashkëjetuar në një moshë kaq të hershme, ndaj dy të rinjtë kishin vendosur të largoheshin drejt Prishtinës.
“Erdh puna, i bëra 15 vjet, dola në Prishtinë për të jetuar vetë. Isha me një femër, tash as familja e saj, as e imja nuk na lejonin. Kush të jep ty nuse me 15 vjet? Ikëm në Prishtinë, kisha kontratë, kisha banesë. Pastaj më ra puna të bëhem me djalë”, rrëfeu Fuego.
Reperi zbuloi se pikërisht me vajzën që kishte njohur në moshën 15-vjeçare kishte krijuar më vonë familje, por me kalimin e kohës rrugët e tyre ishin ndarë.
Megjithatë, pavarësisht përfundimit të lidhjes, Fuego theksoi se vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me nënën e djalit të tij.
Ai u shpreh se e çmon jashtëzakonisht shumë ish-partneren dhe se të dy kanë arritur të ruajnë një raport të shkëlqyer miqësor, duke vendosur mirëqenien e djalit të tyre në radhë të parë. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
You may like

Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën CROWD & LOUD në Zagreb

Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”











