Showbiz
Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën CROWD & LOUD në Zagreb
Published
12 minutes agoon
By

Dukagjin (Dugi) Lipa, menaxheri dhe babai i Dua Lipës dhe themeluesi i Sunny Hill Festival, do të jetë një nga folësit kryesorë të CROWD & LOUD powered by Entrio. Kjo është konferenca më e madhe rajonale e industrisë së eventeve dhe mbahet më 12 nëntor në Lauba, në Zagreb.
Lipa ka mbi 25 vjet përvojë në muzikë, media dhe teknologji. Ai qëndron pas karrierës globale të Dua Lipës, së fundi me albumin nr. 1 në botë Radical Optimism, si dhe me performancat në skenat e Grammy-t dhe BRIT Awards, performancën kryesore në Glastonbury e deri te turneu botëror nëpër stadiumet më të njohura botërore.
Me Sunny Hill Festival, ai e ka vendosur Kosovën në hartën muzikore ndërkombëtare dhe ka hapur dyer të reja për industrinë kreative shqiptare.
Në bisedë me gazetarin Galeb Nikačević, Lipa do të flasë për tri tema: si ndërtohet një karrierë botërore, sa vlen një brend muzikor dhe çfarë i duhet një festivali lokal për t’u bërë ndërkombëtar.
Krahas tij, ligjërata kryesore do të mbajnë edhe Jim Digby, drejtor i turneve të Linkin Park, dhe Tamás Kádár, CEO i festivalit Sziget në Hungari. Në program janë edhe mbi 20 folës të tjerë, mes tyre Rambo Amadeus, Rene Bitorajac dhe Jan Kerekeš.
Në katër panele do të diskutohet çfarë i shet sot biletat: ylli, zhurma mediatike apo përvoja. Do të flitet edhe për kufirin mes artit dhe biznesit, si dhe nëse rajoni mund të ndërtojë një industri muzikore serioze. Dita mbyllet me ceremoni çmimesh, koncerte të Edo Maajkës, Rambo Amadeusit e të tjerëve, dhe DJ party.
Biletat kushtojnë 100 euro, ose 90 euro me kartë Mastercard.
Ato përfshijnë programin e ditës dhe të mbrëmjes dhe blihen online në platformën Entrio. Më shumë informata gjeni në www.crowdandloud.com.
You may like

Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti











