Showbiz
Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother
Published
4 days agoon
By

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e Big Brother VIP Kosova 5, në shtëpinë e këtij formati kanë filluar të shfaqen debatet dhe mospajtimet e para mes banorëve.
Një nga banoret që po merr vëmendje është gazetarja Zoja Nushi, e cila është përfshirë në disa diskutime dhe përplasje me banorë të tjerë.
Duket se përshtatja me bashkëjetesën dhe karakteret e ndryshme brenda shtëpisë nuk po kalon pa tensione për të, pasi gjatë këtyre ditëve janë vërejtur disa momente mospajtimi.
Foto: Screenshot/Instagram
Së fundmi, Zoja është parë në një moment emocional, teksa nuk ka arritur t’i mbajë lotët pas debateve me disa prej banorëve.
Pamjet e saj duke qarë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndonëse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një debat të caktuar apo për grumbullimin e emocioneve nga situatat e krijuara gjatë ditëve të para.
Kujtojmë se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të banorëve në BBVK 5 dhe, me kalimin e ditëve, pritet të shihen më shumë përplasje, afrime dhe dinamika të reja mes tyre.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë loja në vazhdim, befasitë e këtij edicioni. /Telegrafi/
You may like

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena










