Showbiz
Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë fotografitë e para me vajzën
Published
6 years agoon
By
admin
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia-Zogu, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë.
Çifti mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Geraldine.
Tani, familje mbretërore kanë realizuar setin e parë fotografik, disa imazhe të të cilit i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook.
Foto: Elia Zaharia/Facebook
Ka qenë Elia Zaharia ajo e cila ka publikuar fotografitë, teksa në mbishkrimin e tyre e ka quajtur ndjesinë e të bërit prind si “një mrekulli nga Perëndia që ajo dhe Leka tashmë po e shijojnë”.
Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë”. /Telegrafi/
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










