Maqedoni
Kosovë: Vetvritet i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave këtë të shtunë në Fushë-Kosovë.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.
Ai ka thënë se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.
Ndërsa, ka shtuar se gratë e plagosura janë në gjendje stabile.
Plagosja ka ndodhur të shtunën në mesditë në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë. Që nga momenti i plagosjes, i dyshuari ishte në arratisje.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se mbi të rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje’ ”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.
E Policia, përveç se ka konfirmuar plagosjen dhe që është në kërkim të të dyshuarit, nuk ka dhënë informata të tjera deri tash.
You may like

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit










