Showbiz
Ndonëse është në të gjashtëdhjetat, Madonna shfaqet me stilin e gërshetave si vajzat e reja
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja epokale Madonna u pa në Hollywood të hënën.
Këngëtarja zakonisht e izoluar shijoi natën këtë herë në restorantin e famshëm “Craig’s”, shkruan DailyMail.
Me flokët e saj me gërsheta deri në shpatulla, Madonna, 63 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u fut në parkingun e restorantit të Melrose Avenue.
Këngëtarja mbante syze dielli të ngjyrosura – pavarësisht se mbërriti vonë në mbrëmje – dhe mbante një çantë lëkure të zbukuruar me fjalët ‘rebele e dashur’ ndërsa hynte brenda.
Por ishte çehrja e saj çuditërisht e tendosur që tërhoqi edhe një herë vëmendjen, me një Madonna pa shprehje që përshëndeti shikuesit përpara se të hynte brenda.

Më herët atë ditë, legjenda pioniere e muzikës pop ndau një seri postimesh në Instagram, të shquara për përdorimin e madh të filtrave – një veçori gjithnjë e më e zakonshme në platformat e saj të rrjeteve sociale.
Ndërkohë, mbretëresha e popit mbetet e përkushtuar në punë ndërsa përgatitet për filmin e saj të ri biografik, që do të përshkruajë jetën e saj – një projekt që ka qenë temë e muhabeteve të industrisë.

Në fillim të këtij muaji, persona të afërt me filmin zbuluan detaje rreth procesit ‘rraskapitës’ të audicionit të Madonnas, e cila është në kërkim të aktores që do të arrijë ta portretizojë atë më së miri.
Duke folur për The Hollywood Reporter, burimet zbuluan se audicionet ndonjëherë mund të përfshijnë seanca koreografie 11 orëshe me koreografin e Madonnas, e ndjekur nga një seancë koreografie me këngëtaren aktuale të hitit “Material Girl”.

Gjatë thirrjeve, aktoret bëjnë lexime me Madonan dhe këndojnë në audicione me të.
Një përfaqësues me njohuri për audicionet i quajti ato ‘rraskapitëse’ dhe disa nga to kanë vazhduar prej muajsh.
“Duhet të jesh në gjendje të bësh gjithçka”, tha një burim për The Hollywood Reporter.

Burimet thonë se draftet aktuale të skenarit arrijnë kulmin me turneun e saj të vitit 1990, “Blonde Ambition”, megjithatë kjo histori mund të ndryshojë ndërsa zhvillimet në skenar vazhdojnë.
Filmi do t’i kërkojë aktores të marrë pjesë në sekuencat e këngës dhe vallëzimit, dhe kushdo që përfundon duke marrë rolin e lakmuar do të duhet t’i nënshtrohet një trajnimi rigoroz prej një muaji në përgatitje për xhirimet.
Madonna është përfshirë shumë në filmin biografik si regjisore dhe producentë. /Telegrafi/

You may like

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura










