Showbiz
Nga bombardimet ruse në Kyiv vdes aktorja Oksana Shvets
Published
5 years agoon
By
admin
Një aktore ukrainase e njohur për punën e saj në ekran dhe teatër thuhet se është vrarë gjatë sulmeve me raketa ruse në Kyiv, sipas Fox News.
Sulmi i raportuar në një ndërtesë banimi la të vdekur Oksana Shvets, 67-vjeçare, njoftoi një teatër lokal.
“Gjatë bombardimeve me raketa të një ndërtese banimi në Kyiv, u vra një artiste e Ukrainës, Oksana Shvets”, tha një deklaratë nga ‘Young Theater’ përmes Facebook. “Kujtime të bukura për aktoren e talentuar. Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë”.
The actress of the Young Theatre Oksana Shvets has been murdered in Kyiv during the war. pic.twitter.com/Rp3DcgSbge
— KyivPost (@KyivPost) March 17, 2022
Vdekja e Shvets u raportua gjithashtu përmes mediave sociale nga llogaria e ‘Kyiv Post’ në Twitter.
“Aktorja e Young Theater Oksana Shvets është vrarë në Kyiv gjatë luftës”, thuhet në postim.
E ndjera ishte njohur si një nga yjet më të mëdhenj të vendit dhe ishte vlerësuar me arritjen më të lartë artistike si “Artistja e nderuar e Ukrainës”.
Oksana Shvets (Foto: Facebook)
Pushtimi rus ndaj Ukrainës ka bërë që më shumë se tre milionë njerëz të largohen nga vendi i tyre. Numri i të vdekurve mbetet i panjohur, megjithëse Ukraina raportoi për mijëra viktima. /Telegrafi/
You may like

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën










