Showbiz
Leonardo DiCaprio dhuron dhjetë milionë dollarë për ushtrinë ukrainase
Published
5 years agoon
By
admin
Leonardo DiCaprio raportohet se ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.
“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.
Vihet re se DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës – duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë.
Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, meqë pushtimi rus i Ukrainës ka një taksë të lartë për vendin.
Sipas tabloideve ndërkombëtare, Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sa i përket yjeve të tjerë, Robert De Niro gjatë një takimi në Universitetin e Kembrixhit tha se duhet bërë gjithçka për agresionin rus.

Leonardo DiCaprio (Foto: Getty Images)
Mila Jovovich, e lindur në Kiev, e cila ka rrënjë ukrainase dhe ruse, është tmerruar nga situata në Ukrainë.
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher thanë në një video të postuar të premten se ata synojnë të mbështesin aktivitetet humanitare në Ukrainë. Kunis dhe Kutcher planifikojnë të dhurojnë tre milionë dollarë. /Telegrafi/

Konflikti Rusi-Ukrainë
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










