Showbiz
Academy of Country Music Awards 2022: Çfarë duhet të dini përpara shfaqjes së madhe?
Published
5 years agoon
By
admin
Një nga netët më të mëdha të muzikës ‘country’ po vjen: “Academy of Country Music Awards”.
Shfaqja e çmimeve do të transmetohet nga stadiumi Allegiant në Las Vegas, Nevada, të hënën.
Përpara mbrëmjes së mbushur me yje, me artistët tuaj të preferuar të muzikës ‘country’, ja gjithçka që duhet të dini për shfaqjen.
Academy of Country Music Awards 2022
Si mund ta shikoj?
ACM dyorëshe do të transmetohet në Prime Video pa reklama në orën 20:00 ET.
Kush është nikoqir i kësaj mbrëmje?
Dolly Parton do të drejtojë skenën këtë vit së bashku me bashkë-prezantuesit Jimmie Allen dhe Gabby Barrett.
Parton tha për Fox News se do të ketë ‘pesë ndryshime në veshje’ për shfaqjen e çmimeve.

Dolly Parton
Kush do të performojë?
Barrett dhe Allen do të jenë interpretuesit e parë të kësaj mbrëmje. Edhe Parton do të ngjitet në skenë për të performuar me Kelsea Balerinin. Të dy do të këndojnë një projekt nga albumi dhe romani i ri i Parton, “Run, Rose, Run”.
I nominuari kryesor Chris Young ka gjithashtu disa performanca duke përfshirë këngën e tij “Raised on Country” dhe një bashkëpunim me Mitchell Tenpenny. Brittney Spencer do të bëjë debutimin e saj në ACM me një performancë me Brothers Osborne.
Luke Bryan gjithashtu ka performanca të dyfishta duke përfshirë hitin e tij “Buy Dirt” me Jordan Davis dhe një performancë të baladës së tij “Up”. Interpretues të tjerë përfshijnë Kane Brown, Carrie Underwood, Jason Aldean, Chris Stapleton, Eric Church, Maren Morris, Walker Hayes, Thomas Rhett, Blanco Brown, Brooke Eden, Carly Pearce, Ashley McBryde dhe Breland.

Miranda Lambert
Kush është i nominuar?
Përveç bashkë-prezantuesve Allen dhe Barrett të cilët fituan nominime për ‘artistin mashkull dhe femër të vitit’, respektivisht, Young ka fituar shtatë nominime në “Academy of Country Music Awards”, duke përfshirë ‘albumin e vitit dhe këngën e vitit’.
Miranda Lambert fitoi pesë nominime, duke përfshirë ‘artisten e vitit’, dhe tani është e barabartë me Reba McEntire për nominimin e saj të 16-të për ‘artisten e vitit’.
Stapleton, pesë herë i nominuar, do të jetë ‘artisti i vitit’, së bashku me Lambert, Church, Luke Combs dhe Underwood. Të nominuarit për ‘albumin e vitit’ përfshijnë Pearce, Rhett, Morgan Wallen, Young, Lambert, Jack Ingram dhe Jon Randall. /Telegrafi/

Academy of Country Music Awards 2022co
You may like

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?










