Showbiz
Dedikimi romantik i Einxhel, mban në qafë zinxhirin me emrin e Dagz
Published
5 years agoon
By
admin
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po shijojnë romancën që nisi në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ata u takuan gjatë kohës kur ishin banorë të shtëpisë së famshme, ndërsa edhe pas përfundimit të spektaklit duket se lidhja e tyre është e fortë, madje ata janë të pandashëm.
Është Einxhel ajo që qëndron pranë partnerit të saj edhe kur ai është i angazhuar me koncerte në klube të ndryshme të natës në Shqipëri dhe Kosovës.
Foto: Einxhel Shkira/InstaStory
Kështu ndodhu edhe mbrëmjen e kaluar (4 mars), kur të dy zbuluan përmes postimeve në Instagram se po kalojnë një tjetër natë argëtuese në shoqëri të njëri-tjetrit dhe miqve të tyre.
Por, ajo që mori vëmendjen ishte një detaji i moderatores, e cila në qafë mbante një aksesor ngjyrë ari në të cilin shkruhej me shkronja të mëdha “DAGZ”.

Foto: Einxhel Shkira/InstaStory
“Mashkulli im e do zinxhirin tim”, ka shkuar Einxhel në mbishkrimin e një postimi, ndërsa nuk munguan edhe të tjera ku shihej në krahët e DJ nga Kosova.
Ndërkohë, kujtojmë që përveç Einxhel dhe Dagz, në BB VIP u krijuan edhe dy çifte të tjera, Sarah Berisha dhe DJ PM, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, këta të fundit i dhanë fund lidhjes menjëherë pas ndaljes nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/

Foto: Einxhel Shkira/InstaStory
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










