Showbiz
Miku i Putinit, aktori Steven Seagal flet për pushtimin në Ukrainë: I shikoj të dy vendet si një familje
Published
5 years agoon
By
admin
Ylli i Hollywoodit, Steven Seagal, i cili ishte ndaluar nga Ukraina për pesë vite në vitin 2017 pasi presidenti rus, Vladimir Putin i dha aktorit një pasaportë ruse – ka folur për konfliktin në Ukrainë, duke thënë se i shikon të dyja palët “si një familje”.
“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi e Ukrainë”, tha ylli i filmave aksion për Fox News Digital. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është diçka e jashtme që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin”.
“Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe”, shtoi 69-vjeçari.
Steven Seagal (Foto: Getty Images)
Ylli i “Under Siege” u emërua si i dërguar i posaçëm për lidhjet humanitare me Shtetet e Bashkuara nga Ministria e Jashtme ruse në vitin 2018. Kjo do të “lehtësonte marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbimet publike dhe rinore”.
Në vitin 2021, Seagal u përfshi zyrtarisht në partinë politike pro Putinit.

Vladimir Putin dhe Steven Seagal (Foto: Getty Images)
Atij iu dha shtetësia ruse në vitin 2016 dhe mbrojti lidershipin e Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, duke e quajtur Putinin “një nga udhëheqësit më të mëdhenj të botës”.
Shtetësia e Seagal supozohej të ishte një shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Rusisë. /Telegrafi/

Putin dhe Steven Seagal (Foto: Getty Images)
You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur










