Showbiz
Humbja e dukshme në peshë e Vjosa Osmanit, presidentja e vendit duket gjithnjë e më fit në paraqitjet e fundit
Published
5 years agoon
By
admin
Në prill të këtij viti bëhen plot një vit që kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës.
Me të marrë këtë detyrë, ajo pothuajse prej një viti ka qenë e pandalshme në detyrën e saj si zëri unifikues i popullit.
Duket se përveç detyrës së saj si presidente, ndryshime ka pasur edhe në pamjen e jashtme.
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës (Foto: Vjosa Osmani/Facebook)
Në paraqitjet e fundit të bëra këtë vit në Konferencën e Mynihut apo në ceremoninë e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, ajo u pa dukshëm me një rezultat të mirë në humbje peshe.

Foto: Vjosa Osmani/Facebook
Megjithëse kilogramët e tepërt dhe dukja e jashtme nuk kanë qenë asnjëherë një kompleks për të, presidentja duket se ka gjetur pak kohë për t’i kushtuar rëndësi edhe shëndetit të saj fizik.
Nuk dihet nëse rezultati i humbjes së këtyre kilogramëve mund të ketë ardhur vetvetiu apo nga një regjim i përshtatshëm që ajo mban i kombinuar me aktiviteti fizik – por sido që të jetë diferenca nga fotografitë e tashme, me ato të një viti më parë është e dukshme.

Dikur dhe tash: Ndryshimi në peshë i Presidentes Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/Vjosa Osmani/Facebook)
Presidentja Osmani deri më tani ka treguar një shije të mirë paraqitjeje edhe në stil, duke iu përshtatur me veshje të gjitha aktiviteteve zyrtare në të cilat ajo merr pjesë.
E për paraqitje të tilla, e para e shtetit ka vendosur të angazhojë stilin e njohru vendor, Valdrin Sahitin. /Telegrafi/

Dikur dhe tash: Ndryshimi në peshë i Presidentes Osmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/Vjosa Osmani/Facebook)
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin










