Showbiz
Ndërron jetë këngëtari dhe kitaristi i “The Sadies”, Dallas Good
Published
5 years agoon
By
admin
Dallas Good, këngëtari dhe kitaristi i rok grupit kanadez, “The Sadies”, vdiq në fillim të kësaj jave.
Ai ishte 48 vjeç dhe ndërroi jetë ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare.
Good ishte djali i Bruce Good i grupit “The Good Brothers”, një grup fitues i çmimit Juno që u fut në Sallën e Famës të Muzikës Kanadeze në 2004.
Dallas Good (Foto: Scott Dudelson/Getty Images)
Në vitin 1994, Dallas dhe Brothe Travis bashkëthemeluan “The Sadies”, duke publikuar albumin e tyre të parë, “Precious Moments”, në 1998.
Grupi mori hov të madh në fillim të viteve 2000 dhe bëri disa albume përfshirë, “Darker Circles”.
“The Sadies” patën bashkëpunime me Neko Case, Neil Young, Mekons, Kurt Vile, Buffy Sainte-Marie dhe artistë të tjerë. Në janar publikuan një këngë solo “Message to Belial”, prodhuar nga Richard Reed Parry.

Muzikantët Travis Good dhe Dallas Good (Foto: Getty Images)
“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e papritur të mikut tonë të dashur, Dallas Good, të Sadies. Ai vdiq të enjten, më 17 shkurt për shkaqe natyrale, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare të zbuluar në fillim të kësaj jave. Ai ishte 48 vjeç”, thuhet në njoftimin e grupit.
“Jam mirënjohës për ty, Dallas, për kaq shumë shfaqje të shkëlqyera, muzikë dhe kohë të mira. Nuk do të ndalemi kurrë së dëgjuari”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Dallas Good (Foto: Scott Dudelson/Getty Images)
You may like

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës










