Pasi arritën fitoren e parë sezonale në La Liga katër xhiro më parë, lojtarët e Levantes përgatiten edhe befasinë më të madhe në këtë sezon në La LIGA, duke mposhtur Atletikon në Madrid me 1:0 dhe duke i shkaktuar kështu humbjen e shtatë në këtë sezon.
Kjo është një “goditje” e madhe për djemtë e Diego Simeones, që do të thotë edhe një goditje e madhe në betejën për kreun e tabelës dhe garën e madhe për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm ishte vepër e Meleros në minutën e 54-të. Enis Bardhi e nisi ndeshjen në ekipn e parë dhe u largua në minutën e 62-të të takimit.








