Showbiz
Big Brother në versionin e një ferme të izoluar në Suedi, shqiptari Arlind Klimenta sfidon veten në reallity-shoun suedez
Published
5 years agoon
By
admin
Me Shqipërinë, të mbërthyer nga ethet e Big Brother, një tjetër program i ngjashëm në format në Suedi, me protagonistë një shqiptar nga Halmshtadi ka tërhequr vëmendjen e vendit skandinav.
“Farmen”, ose ferma, e prodhuar nga TV4 është një reallity-shou ku 17 të rinj, mes të cilëve dhe Arlind Klimenta, nga Kosova aktualisht banues në Halmstad, do të duhet të jetojnë çdo ditë si në një fermë, pa internet, pa ujë dhe pa elektricitet.
Pak a shumë, i ngjashëm me formatin Big Brother dhe nën vëzhgimin e kamerave, konkurentët duhet të kalojnë sfidat deri në finalen e madhe, teksa në Suedi më 9 janar të këtij viti filloi dhe edicioni i 14-të i “Farmen”.
Arlind Klimenta, që ka qenë i pranishëm që në ditën e parë, ka fituar simpatinë e publikut, për paraqitjen e tij të veçantë, të përafërt me të një fermeri por dhe për sfidat e fituara, teksa pas pesë eliminimeve të para, vazhdon të qëndrojë ende në fermë, dhe cilësohet si një prej pretendentëve kryesorë për fitoren përfundimtare të këtij çmimi.
Duke qenë shqiptari i vetëm pjesëmarrës në edicionin e këtij viti, Arlindi ka fituar jo vetëm mbështetjen e shqiptarëve në Suedi, por dhe të vetë suedezëve dhe falë lojës së tij, po arrin të tregojë cilësitë më të mirë, të një fermeri shqiptar, duke krijuar dhe një imazh shumë pozitiv dhe për komunitetin e shqiptarëve të pranishëm në Suedi. /Telegrafi/

You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur










