Showbiz
Ramë Lahaj me koncert në Dubai për Pavarësinë e Kosovës
Published
5 years agoon
By
admin
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe për Pavarësinë e Kosovës.
Ai do të prezantojë shtetin e Kosovës në ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
E njëjta ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që duan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie, që t’i marrin biletat falas në për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai”.
Ky është statusi i plotë i Ministres Hajdari (pa ndërhyrje):
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.
Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë. Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).
Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai”, shkruan Rozeta Hajdari në Facebook. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










