Showbiz
Me arritjen e 400 milionë ndjekësve, Ronaldo tani po fiton mbi dy milionë euro për një postim në Instagram
Published
5 years agoon
By
admin
Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë profilin më të ndjekur në këtë rrjet social.
Llogaria e lojtarit të Manchester United u bë më e ndjekura në Instagram vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke kaluar 309 milionë ndjekësit e bukuroshes Kylie Jenner.
Ekspertët e basteve OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në këtë rrjet social, shkruan DailyMail.
Në shtator të vitit 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 funtesh (1,210,707 euro) për postim.
Me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 funte (2,043,388 euro) – mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funtesh (570 mijë euro) në Manchester United.

Ndjekësit janë rritur me 163 milionë sosh në vetëm pesë muaj me një mesatare prej 10 milionë pëlqimesh për postim.
37-vjeçari doli i treti në listën e atletëve më të paguar të Revistës “Forbes” për vitin 2021, dhe me rritjen e të ardhurave të tij nga faqja e rrjeteve sociale, parashikimi mund ta shohë Ronaldon të rritet edhe më shumë këtë vit.

Pika historike mbresëlënëse do të thotë se ai ka më shumë ndjekës se të gjitha 92 klubet e futbollit në piramidën e Ligës Angleze të Futbollit.
Postimet e tij të fundit në Instagram përfshijnë fotografi me familjen e tij, fotografi nga stërvitjet në palestër dhe fotografi nga udhëtimet e tij jashtë vendit. /Telegrafi/

You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










