Showbiz
Filmi me Jennifer Lopez “Marry Me” arrin në Cineplexx Prizren me shumë shpërblime për Ladies Night!
Published
5 years agoon
By
admin
Jennifer Lopez rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri komedi-romancë, “Marry Me”. Për këtë premierë, Cineplexx organizon “Ladies Night” me shumë shpërblime në kinemanë në Prizren.
Në këtë event më 10 shkurt duke filluar nga ora 18:00 do të shfaqet filmi i shumë pritur nga aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, “Marry Me” ku gjatë këtij eventi do të ketë shumë shpërblime në çdo sallë si:
1x Microblading në vlerë prej 200€ nga BROWS BY – Fjolla
3x parfume nga EBC Cosmetics
2x Syze Ray-Ban nga Optika Gacaferi
10x dhurata nga Oriflame
3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Ándërr Atelie
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Ariana Nila Jewelry
2x aksesorë Guess nga EMO
Përveç shpërblimeve do të ketë gjithashtu një meny speciale të “Ladies Night” me çmim special nga 7,90€ në 5,00€ ku përfshihet një Popcorn L, dy pije 0,5l dhe Biskrem.
Ngjarja e filmit zhvillohet rreth yllit të muzikës, Kat Valdez (J.LO) e cila bashkë me Bastian (Maluma) do të martoheshin drejtpërdrejtë përpara një audience botërore fansash. Por kur Kat mëson shumë pak sekonda para premtimeve të saj, se Bastian e ka tradhëtuar, ajo vendos të martohet me Charlien (Owen Wilson), një të panjohur prej publikut, ndërsa rrethanat komplikohen për çiftin e porsamartuar, ata duhet te vendosin nëse dy njerëz nga bota kaq të ndryshme mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë së bashku.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
![]()
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










