Showbiz
Gigi Hadid u kërkon falje fansave pasi komenti i saj la të kuptohet se Rihanna mund të jetë në pritje të binjakëve
Published
5 years agoon
By
admin
Gigi Hadid kërkoi falje që shkaktoi ‘bujë’ me komentin e saj të ëmbël në postimin e fundit të Rihannas, në të cilin ajo tregonte barkun e saj të rrumbullakosur në pritje të fëmijës së parë.
Të mërkurën, modelja ndezi spekulime në mesin e fansave se 33-vjeçarja e ‘Fenty Beauty’, mund të jetë në pritje të binjakëve pasi shkroi ‘tre engjëj’ nën njoftimin për shtatzëninë të mikeshës së saj në Instagram.
Tre ditë pasi nxiti thashethemet se këngëtarja mund të ishte duke pritur binjak, nëna e një fëmije sqaroi se i referohej Rihannas, ASAP Rocky-t dhe fëmijës së tyre të ardhshëm.
Foto: Getty Images
“Sapo e kuptova për këtë trazirë. E kisha fjalën Rih/ Rocky/ foshnjë”, – shpjegoi ajo nën komentin e saj të mëparshëm, shkruan DailyMail.
Hadid ka bashkëpunuar me Rihannan disa herë, duke përfshirë ecjen në sfilatën e modës ‘Savage X Fenty’ të markës së saj të brendshmeve në shtator të 2021.

Foto: Rihanna/Instagram
Rihanna dhe Rocky, 33 vjeç, ndanë lajmin e tyre të foshnjës me një fotosesion të mrekullueshëm teksa këngëtarja shfaqi barkun e saj në një pallto rozë të hapur, gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e Neë Yorkut.
Pas publikimit të lajmit, një person i brendshëm tha për People se Rihanna ‘nuk mund të ishte më e lumtur dhe është kaq e emocionuar që do të bëhet nënë’.
Këngëtarja e “S&M” thuhet se e prezantoi Rocky-n me babain e saj dhe me anëtarët e tjerë të familjes, gjatë një udhëtimi në Barbados afër fundit të vitit 2020.

Foto: WireImage
Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart e saj në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “hero kombëtare” nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë.
Gjatë një interviste me GQ vitin e kaluar, Rocky e quajti Rihannën “E duhura” dhe tha: “Ajo është ndoshta, sa një milion të tjera”.
Rocky, babai i të cilit ishte një emigrant në Amerikë nga Barbados, e quajti Rihanna ‘dashuria e tij e jetës’ në intervistë.
Ndërkohë thuhet gjithashtu se çifti i famshëm po planifikojnë të martohen para lindjes së fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










