Showbiz
Scarface pyet për vullnetarë që dhurojnë veshkën, pas dëmtimeve që pati nga COVID-19
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur, Scarface, është duke u përballur me probleme të shumta shëndetësore, pas infektimit me COVID-19.
Duket se 49-vjeçari për shkak të dëmtimeve, ka nevojë për vullnetarë të cilët mund t’ia dhurojnë veshkë, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës së mërkurë, reperi përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka pyetur nëse do të ketë ndonjë dhurues.
“Më duhet një vullnetarë që dhuron veshkën. Grupi i gjakut, B+”, ka shkruar ai në postim.
Vetëm dy ditë më pas, Scarface bëri të ditur se ka gjetur personin potencial, i cili i ka mundësuar transplantin.

“Kam filluar procesit për transplantin e veshkës. E vlerësoj dashurinë tuaj”, u shpreh reperi.
Që kur u infektua me virusin vdekjeprurës, ai ka folur publikisht për pasojat që i ka lënë coronavirus, ndërsa ka bërë thirrje që fansat të kujdesen për veten. /Telegrafi/

You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










