Showbiz
Blogeri i njohur amerikan David Portnoy provon picën e shqiptarëve në Florida, gjersa u tregon miliona ndjekësve për Kosovën
Published
5 years agoon
By
admin
Blogeri i famshëm amerikan, David Portnoy, i cili ndiqet nga mbi katër milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milion sosh në Facebook, është i njohur për videot e tij anë e kënd globit.
Së fundmi, në një nga vloget e tij të radhës, ai ka vizituar një piceri që menaxhohet nga shqiptarët në Florida.
Me t’u prezantuar, pronari i lokalit i tregon Davidit për origjinën e tij shqiptare, përkatësisht prejardhjen nga Kosova.
Foto: David Portnoy/Instagram
“Unë nuk e di nëse ju djema keni bërë pica në Kosovë?”, pyet blogeri Portnoy, së cilës shqiptari i është përgjigjur me: “Po, kam përgatitur pica sa kam qenë në Kosovë”.
Ata vazhdojnë të diskutojnë rreth Kosovës, ku picameni i shpjegon blegërit se Kosova është një shtet i vogël me kombësi shqiptare.

Foto: David Portnoy/Instagram
Pasi provon picën, David e vlerëson me një notë të mirë 7.4, duke u treguar kështu miliona ndjekësve të tij në Instagram për përvojën e të shijuarit picën shqiptare.
Në fund të videos, shqiptar pronar i picerisë në Florida mund të shihet duke bërë shqiponjën me duar, për të përshëndetur të gjithë ndjekësit shqiptarë. /Telegrafi/
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










