
Maqedoni
Kuvendi, edhe më tej jotransparent – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kuvendi duhet të rivendosë transparencën në punën e tij, vlerëson komunikologu Marto Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”. Kriza e virusit korona ndryshoi rregullat e funksionimit të ligjvënësit dhe la gazetarët jashtë pjesës më të madhe të debatit në Komisionet parlamentare. Rasti i fundit ishte me Komisionin për zgjedhje dhe emërime i cili u caktua më pak se dy orë para fillimit të seancës dhe mediat nuk morën njoftim në e-mail adresat e tyre elektronike. Për këtë ishin arsyetuar me probleme teknike.
“Për një funksion të tillë si Avokati i popullit procedura absolutisht duhet të jenë transparente dhe e bazuar në merita dhe kompetenca. Që ta dimë këtë duhet të kemi qasje në mënyrën se si është zgjedhur Naser Ziberi dhe jotransparenca nga ana e Kuvendit është e papranueshme. Jo vetëm për këtë por për cilindo emërim ose përzgjedhje tjetër.”-tha Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Pajisjet teknike për transmetim virtual të Kuvendit, sipas Troshanovskit janë të vjetërsuara dhe Instituti ka informacion se punohet në avancimin e tyre, megjithatë kriza e virusit nuk duhet të shfrytëzohet si pretekst që opinioni të mos jetë mjaftueshëm i informuar për debatet dhe vendimet që merren.
“Duhet patjetër të sigurojnë nivel të lartë transparence dhe kjo nuk duhet që të ndodhë. Edhe pse në fillim duhej dhe akoma duhet të ketë mirëkuptim për pamundësinë e pjesëmarrjes fizike, nuk ka pretekst që materialet e seancave, kandidatëve, video materialet nga seancat e komisioneve, etj, të mos jenë në dispozicion të opinionit.”-pohoi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Troshanovski vlerëson se rivendosja e transparencës mundet dhe duhet të ndodhë.
Kuvendi në heshtje kishte kaluar edhe shpalljen e konkursit për Avokatin e popullit kurse edhe një ditë pas mbajtjes së seancës së Komisionit, në faqen elektronike të Kuvendit nuk ka materiale për kandidatët e paraqitur, biografitë ose numrin e tyre.
Që pas konstituimit të Kuvendit, gazetarët nuk kanë të drejtë për prezencë fizike në të gjitha sallat ku mbahen mbledhjet e komisioneve dhe nuk ka një kanal elektronik ku do të jepej mundësia që gazetarët të zgjedhin debatin që duan të ndjekin. Në Kanalin e Kuvendit transmetohen vetëm seancat plenare, në faqen elektronike, vetëm disa prej seancave të komisioneve.
Fatlume Dervishi
You may like

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Chris Rock për martesën e tij të dështuar: Nuk isha një burrë i mirë, shikoja shumë pornografi

Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

“A e di çka do të thotë me u shit”, Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother










