Connect with us

Shendetsi

Nuk do ta besoni arsyen pse ky burrë humbi 70 kg në vetëm një vit

Published

on

Një burrë ka zbuluar se si ai humbi gati gjysmën e peshës së trupit pasi ishte shumë i madh për të hipur në trenat e shpejtësisë në parqet e lojërave.

Martin Hannis, 38, nga Gloucester, peshonte aq shumë, gati 150 kg, sa i duhej të gjente rroba me madhësi XXXXXL falë një diete me pizza, qebapë dhe një shishe verë të kuqe çdo natë.

Por ai u detyrua të përballej me madhësinë e tij kur çoi mbesën Lola Thomas, atëherë 6 vjeç, në një park me lojëra dhe ishte shumë i madh për të marrë pjesë në të gjitha lojërat që ndodheshin aty. Madje dhe duhej të përballej me stafin që i thoshte: ‘Ju jeni shumë i madh për të hipur.

I vendosur për të ndryshuar, ai la pijet alkoolike dhe filloi të vraponte, dhe humbi 70 kg në vetëm një vit.

Single Martin – i cili gjithashtu luftoi me ankthin dhe depresionin para humbjes së tij në peshë – tha se ai është ‘më i lumtur se kurrë ndonjëherë’.