Showbiz
Artisti i ri shqiptar Mirud rrëmben vëmendjen me veshjen ekstravagante në Festivalin e RTSh-së, kritikohet nga ndjekësit në rrjetet sociale
Published
6 years agoon
By
admin
Mbrëmë (e hënë) është mbajtur nata e parë e edicionit të 59-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Artistë të shumtë prezantuan këngët e tyre me performanca nga më të ndryshmet.
Një nga interpretimet që ra më së shumti në sy ishte performanca e artistit të ri Mirud, emri i vërtetë i të cilit është Durim Morina.
Artisti i cili ka prejardhje nga Prizreni dhe jeton dhe vepron në ShBA, konkurron sivjet në festival me këngë me titull “Nëse vdes”.
Teksa bëri një interpretim të shkëlqyer të këngës së tij, Mirud rrëmbeu vëmendjen e shikuesve edhe me performancën interesante të këngës.
Foto: RTSH – Radio Televizioni Shqiptar/YouTube
Ai u shfaq me një veshje tejet ekstravagante, e cila ishte një punim dore me ar, dhe në disa pjesë ishte transparente.
Kostumi ishte i hapur te pjesa e gjoksit, teksa dukej shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim te veshjet e zakonshme te artistët meshkuj në estradën shqiptare.

Foto: RTSH – Radio Televizioni Shqiptar/YouTube
E duke parë që u paragjykua për veshjen e tij nga komentet e shumta në rrjetet sociale, Mirud pak ditë më parë bëri një reagim në rrjetet sociale, duke treguar se pse zgjodhi këtë paraqitje.
“Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre. Është qesharake sesa komente të keqe në pikëpyetje nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Fik 59’ Kur ne fakt ju keni parë shumë artistë që nuk janë ‘gay’ dhe kanë veshje edhe më femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj…. janë të gjithë artist ‘straight’ dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja. Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjera më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një ARTSIT dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçqka pozitive në mënyrë që herën tjetër të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni nëse vriteni ose rriheni sepse jeni ju, sepse jeni vetja”, ka shkruar ai në reagim e tij. /Telegrafi/
You may like

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë










