Maqedoni
Aksioni antidrogë, Zaev: S’jam i njoftuar me rastin e zv/ministrit Bushi – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Pushteti kërkon zbardhjen e plotë të rastit në Krushevë, ku si pasojë e aksionit anti-drogë, në pranga përfundoi një familjar i zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi. Kryeministri Zoran Zaev nuk është i njoftuar me rastin, por thotë se përgjegjësi duhet kërkuar nga çdo person i përfshirë në krim pavarësisht lidhjeve të tyre familjare me persona në pushtet.
Këtë që e thoni për mua janë vetëm indikacione dhe informacione të cilat i dëgjoj për herë të parë madje edhe njerëzit që janë të përfshirë. Por kjo ka pak rëndësi. Kush është i përfshirë duhet të mbaj përgjegjësi, pa dallim se kush janë, me kë lidhen, me cilët persona të rëndësishëm ose jo kanë lidhje familjare në shtet”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Integristët kërkojnë hetim të drejtë, duke shtuar se në BDI nuk gjejnë strehim personat që thyejnë ligjin.
Sundimi i ligjit është pa kompromis për BDI-në dhe ftojmë organet e hetuesisë dhe drejtësisë që ta zbardhin rastin deri në fund duke thirrur në përgjegjësi të gjithë personat e përfshirë, ndërsa përsërisim me këmbëngulje që strehim politik në BDI nuk mund të gjej asnjë person që thyen ligjin”-thonë nga BDI.
Opozita shqiptare kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Brendshëm, pasi sipas tyre ai mund të ndikon në hetim dhe gjykim.
Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme nga zëvendësministri Bushi, për arsye morale por edhe për shkak të pozicionit tij në MPB i cili mund të ndikojë në procesin e hetimit dhe të gjykimit ndaj të afërmit të tij i cili u kap ditë më parë me lëndë narkotike. Krimi, korrupsioni dhe veprimtaria e paligjshme nuk do të ishin me masë kaq të madhe sikur të mos kishin lidhje me pushtetin”-thonë nga ASH-AAA.
Opozita maqedonase nuk kishte koment për aksionin policor në Krushevë.
Adrian Kerimi
You may like

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?










